Balla: Po bëjmë punën e prokurorit dhe gjykatësit për shuarjen e protestës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se po bëhet puna e prokurorit dhe gjykatësit për të shuarë protestat në Shqipëri.

Kryeministri ka paralajmëruar masa për kufizimin e disa të drejtave për personat që përfshihen në akte dhune gjatë protestave. Balla ka thënë se masa të ngjashme po diskutohen ose zbatohen edhe në disa vende europiane, duke iu referuar rastit të studentëve që përfshihen në akte dhune ndaj institucioneve nga të cilat përfitojnë. Ai ka theksuar se masat janë ende në diskutim nga qeveria dhe se një komunikim më i qartë pritet të bëhet ditën e nesërme. Balla ka kritikuar prokurorinë dhe gjykatën, duke thënë se ata nuk po veprojnë sipas ligjit dhe se protestuesit po kryejnë 4-5 shkelje njëkohësisht. Ai ka thënë se e gjitha kjo vjen në kushtet kur ka një prokuror dhe një gjykatë që nuk vepron sipas ligjit. Balla ka thënë se të gjithë ata që shkojnë me maskë aty janë duke thyer ligjin dhe minimalisht duhet të marrin gjobë.