Të shtëna me armë pranë një xhamie në Ohio, raportohet një viktimë dhe një i plagosur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetri ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë pranë një xhamie në Columbus, në shtetin e Ohajos, në Shtetet e Bashkuara.

Një person ka humbur jetën dhe një tjetri ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë pranë një xhamie në Columbus, në shtetin e Ohajos, në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja është regjistruar këtë të hënë, në një zonë në verilindje të qendrës së qytetit, ku autoritetet janë njoftuar për të shtënë me armë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e incidentit, identitetin e viktimës apo personit të plagosur. Autoritetet po merren me rastin, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.