Protestuesi i shtrirë pa ndjenja në ambientet e Kishës Ortodokse, policia e akuzon protestuesit
Një protestues është gjetur i shtrirë pa ndjenja në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë, pasi policia kreu një aksion për arrestimin e protestuesve. Efektivi i policisë i ka dhunuar protestuesit me shkopinj gome.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një protestues, ende i paidentifikuar, është gjetur i shtrirë pa ndjenja. Siç shihet në pamje, efektivët e policisë i afrohen personit dhe tentojnë t’i flasin. Pavarësisht kësaj, protestuesi nuk reagon, gjë që ngre shqetësimet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ende nuk dihen rrethanat se si protestuesi ka përfunduar pa ndjenja në ambientet e katedrales. Ai është gjetur pasi policia kreu një aksion për arrestimin e protestuesve, ku dhe i dhunoi ata me shkopinj gome.