Aktualitet

Protesta mbyllet pa dhunë, por policia "bllokon" protestuesit e dhunshëm

2 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Protesta e shtatë ditore në Tiranë mbyllë pa incidente të rënda, por policia arrestoi pesë persona dhe shpalli në kërkim 15 të tjerë për dëmet e shkaktuara në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm.

Foto nga burimi: Protesta mbyllet pa dhunë/ Përplasje në kryeqytet, por policia “bllokon” protestuesit e dhunshëm

Dita e shtatë e protestës në Tiranë nisi me gurë dhe u mbyll me valle. Pas disa orësh qetësie gjatë pasdites, mbrëmja në Tiranë riktheu përplasjet e dhunshme mes protestuesve të maskuar dhe policisë. Me shkopinj druri në duar, gurë, molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh, grupet e të maskuarve sulmuan efektivët, ndërsa vunë flakën koshave të mbeturinave për të krijuar barrikada. Por sulmet e kësaj të hëne ishin më pak të dhunshme se ditët e tjera të protestës, e madje, në përfundim të tubimit, protestuesit kërcyen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi qetë. Një grup modest protestuesish marshuan nga Rruga e Durrësit përgjatë Lanës. Por, kur arritën para Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, u shënua edhe incidenti i vetëm deri në orën 15:00. Protestuesit thyen fillimisht tabelat, e më pas tentuan t’u vinin flakën. Vazhduan të godisnin me gurë ndaj gjykatës dhe shkatërruan zyrën e pritjes për qytetarët, duke shkaktuar frikë te punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin në gjykatë. Protestuesit nisën të shpërndahen, ndërsa u dëgjuan sirenat e policisë, e cila vuri nën kontroll situatën. Për dëmet me sende të forta ndaj dyerve dhe dritareve të godinës së Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, policia thotë se ka vënë në pranga pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë. Deri të mërkurën, gjykatat do të vendosin nëse ata do të qëndrojnë në burg. Por gjasat më të mëdha janë që edhe dhunuesit e Gjykatës së Apelit të lirohen. Gjykatat kanë liruar shumicën e dhunuesve që dogjën Tiranën përgjatë një jave. Vetëm dy persona janë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie. Për më shumë se 100 persona të tjerë është caktuar vetëm detyrimi për paraqitje.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.