Aktualitet
Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese
Shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet çatia e një ndërtese.

Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.