Rama: Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti, sjell shembuj nga Evropa për policët dhe protestuesit e lënduar
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rreth 200 efektivë policie dhe rreth 80 protestues janë lënduar gjatë protestës në Tiranë, duke iu referuar edhe shifrave nga disa vende evropiane për të krahasuar rastet e lëndimeve gjatë protestave.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rreth 200 efektivë policie dhe rreth 80 protestues janë lënduar gjatë protestës në Tiranë. Ai ka përmendur se një pjesë e të rinjve të përfshirë në protestë nuk janë studentë apo nxënës, por persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë paguar dhe sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit.
Rama ka iu referuar të dhënave nga Franca, Spanja dhe Gjermania, duke përmendur se në Spanjë 883 protestues dhe vetëm 33 policë kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në Gjermani 130 protestues dhe 34 policë kanë marrë ndihmë mjekësore.
"Monopolin e forcës në demokraci e ka shteti. Vetëm shteti mund të ushtrojë forcë dhe ka të drejtë ta ushtrojë atë në mënyrë joproporcionale," tha Rama.