Aktualitet

Protesta e pedagogëve: Rama: E konsiderojnë këtë valë dhune të ngjashme me 91-in

1 min leximPublikuar më

Burimi: BalkanWeb ·

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e pedagogëve, të cilët kanë njoftuar protestë sot.

Foto nga burimi: “Nën puplat e flamingove u fshehën duart që sot kanë dalë haptas”/ Sot protesta e pedagogëve, Rama: E konsiderojnë këtë valë dhune të ngjashme me 91-in

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtorë të shkollave reagoi në lidhje me qëndrimin e pedagogëve, ndërsa këta të fundit sot kanë njoftuar protestë në orën 10:00. Ai tha se ka një tjetër mendim për ata pedagogë që e cilësojnë protestën të ngjashme me atë të vitit 91. “Disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si të ngjashme me 91. Unë nuk dua të hy këtu. Sepse me pedagogët është temë tjetër dhe gjërat kam dëshirë t’i them përballë. Flisni sa më shumë me nxënësit këto ditë dhe mësuesit, pasi kjo gjë dihej se nën puplat e flamingove u fshehën dhe duart që sot kanë dalë haptas. Por çfarë e sfidon një shtet, e bën edhe më të fortë! E bën vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton respektin dhe mbështetjen e të gjithëve.”, tha ai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.