Kronikë
Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, zgjatet afati i hetimeve
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar. Ende nuk ka detaje të tjera zyrtare lidhur me paraqitjen e saj të fundit në SPAK dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve.