Norvegjia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Norvegjia po shqyrton zgjerimin e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke përfshirë edhe lojërat online dhe aplikacionet e komunikimit.

Norvegjia po shqyrton zgjerimin e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, duke përfshirë edhe lojërat online dhe aplikacionet e komunikimit. Nisma synon të forcojë mbrojtjen e të miturve në mjedisin digjital, në një kohë kur shqetësimet për ndikimin e platformave online në shëndetin mendor, sigurinë dhe zhvillimin e fëmijëve po shtohen në Evropë.
Sipas njoftimit të qeverisë norvegjeze, platforma si TikTok, Snapchat dhe Roblox pritet të përfshihen në legjislacionin e ri. Roblox është një platformë e njohur lojërash online, ku përdoruesit mund të krijojnë lojëra, të luajnë dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
"Siguria e fëmijëve duhet të jetë parësia kryesore", deklaroi ministrja norvegjeze për Fëmijët dhe Familjen, Lene Vågslid, duke shtuar se projektligji është pothuajse i përfunduar.
Kufizimet synojnë të mbrojnë fëmijët nga përbajtjet e dëmshme, mekanizmat që nxirren varësinë, reklamat e paligjshme dhe kontaktet e padrejtë me persona të panjohur.
Fillimisht, qeveria kishte parashikuar përjashtime të gjerë për lojërat online dhe shërbimet e mesazheve. Megjithatë, tashmë ka vendosur që platformat të vlerësohen në bazë të rreziqeve që mund të paraqesin për fëmijët.
Kjo do të thotë se shërbimet që konsiderohen të padëmshme, si aplikacionet e mesazheve që përdoren për komunikimin në shkollë, mund të vazhdojnë të jenë të aksesueshme.
Ministrja Vågslid theksoi gjithashtu se qeveria synon të garantojë të drejtën e fëmijëve për të marrë pjesë në jetën digjitale. Megjithatë, njoftimi nuk sqaron se si do të sigurohet kjo e drejtë në kuadër të kufizimeve të reja.
Përgjegjësia për verifikimin e moshës së përdoruesve do të takojë kompanive teknologjike. Sistemet e verifikimit duhet të jenë në përputhje me rregullat europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Qeveria e qendrës së majtë, e drejtuar nga Partia Laburiste, publikoi në vitin 2025 një projektligj që propozonte moshën minimale 15 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale. Në prill të vitit 2026, kufiri u rrit në 16 vjeç.
Që prej asaj kohe, projektligji është nënshtruar konsultimit publik në Norvegji dhe në Zonën Ekonomike Europiane. Ai pritet të paraqitet parlamentit deri në fund të vitit 2026.
Norvegjia i bashkohet një numri në rritje vendesh europiane që po ndërmarrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë në internet dhe varësinë nga platformat digjitale.
Danimarka ka miratuar kufizime të ngjashme, ndërsa Spanja po përgatit ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për nxënësit nën moshën 16 vjeç.
Në shtator, Franca tentoi të ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, por Këshilli Kushtetues e rrëzoi masën për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë e shprehjes.
Ndërkohë, në nivel të Bashkimit Europian, Komisioni Europian propozoi në shtator aktin ligjor EU Kids Act, i cili parashikon gjithashtu kufizime sipas moshës për rrjetet sociale, lojërat online dhe shërbimet tjera digjitale.
Nisma norvegjeze shënon një zgjerim të qasjes rregullatore, duke e zhvendosur vëmendjen nga klasifikimi tradicional i rrjeteve sociale drejt vlerësimit të rreziqeve që paraqet secila platformë për përdoruesit e mitur.