Evakuohen rreth 50 godina shkollore në Itali për shkak të alarmeve për bomba
Rreth 50 godina shkollore në Itali u evakuuan më 19 tetor, pasi u raportuan alarme për praninë e mundshme të bombave në disa qytete të Italisë.

Rreth 50 godina shkollore në Itali u evakuuan më 19 tetor, pasi u raportuan alarme për praninë e mundshme të bombave në disa qytete të Italisë. Alarmet u raportuan në provincat e Veronës, Padovës, Arezzos dhe Luccas, si dhe në qytetin e Chietit.
Ngjarjet filluan në orët e mëngjesit në provincën e Veronës, ku 27 godina shkollore u evakuuan nga kopshtet deri te shkollat e ciklit të mesëm. Vendimi u mor pas një kerçimi të dyshuar të mbërritur me e-mail, i cili, sipas informacioneve paraprake, mund të ishte shkruar në gjuhën arabe.
Prindërit u njoftuan të shkonin të merrnin fëmijët. Fillimisht, nxënësit u sistemuan përkohejësisht në palestrat e shkollave, për t'u larguar më pas drejt banesave të tyre.
Alarmet u regjistruan më vonë edhe në provincën e Padovës, ku u evakuuan disa institucione arsimore, mes tyre shkolla Rodari në Padova, instituti Newton në Camposampiero dhe shkolla Vivaldi në Montegrotto Terme. Kontrollat e kryera nga njësitë kundër sabotazhit të policisë dhe karabinierëve rezultuan negative, pasi nuk u gjetën mjetë shpërthyese.
Në Arezzo, alarmi preku liceun Vasari, ku rreth 600 persona, mes nxënësve dhe stafit shkollor, u evakuuan pas një njoftimi për praninë e mundshme të një bombe. Sinjalizimi u regjistrua në orën 10:53 dhe, sipas informacioneve paraprake, kishte mbërritur përmes një e-maili anonim.
Në vendngjarje mbërriten zjarrfikësit, karabinierët dhe shërbimet shëndetësore, ndërsa u aktivizua plani i emergjencës. Nxënësit u shoqëruan në një park publik pranë shkollës, ku priten ardhjen e familjarëve.
Ndërkohë, në provincën e Luccas u evakuuan 11 godina shkollore të lidhura me të njëjtin institucion në zonën e Oltreserchio. Edhe në këto rast, shkak u bë një e-mail anonim, në të cilin pretendohej se në një prej ndërtesave ndodhej një bombë.
Alarmet prekën edhe qytetin e Chietit, ku u evakuuan tetë godina të Institutit Gjithëpërfshirës nr. 4, ku mësojnë rreth 1.000 nxënës. Mes strukturave të prekura ishin shkollat e mesme Mezzanotte dhe Ortiz, shkollat fillore në Villaggio Celdit, Selvaiezzi dhe rrugën Bosio, si dhe kopshtet në Villaggio Celdit, Madonna delle Piane dhe Selvaiezzi.
Edhe në Chieti, sinjalizimi dyshohet se mbërriti përmes një e-maili anonim drejtuar drejtuesve të institucionit arsimor. Bashkia sqaroi se nuk ishte urdhëruar evakuimi i të gjitha shkollave të qytetit dhe se, bazuar në informacionet e disponueshme, nuk kishte shenja të një rreziku real.
Deri në përfundim të kontrolleve të raportuara, në shkollat e prekura nuk u gjetën mjetë shpërthyese. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të identifikuar origjinën e mesazheve anonime dhe personat përgjegjës për këto kerçime.