Hakeri kinez sulmon 1200 faqe interneti me përdorimin e Inteligjencës Artificiale
Hakeri kinez ka sulmuar 1200 faqe interneti duke përdorur agjentë të inteligjencës artificiale, duke përfshirë kompani të medha amerikane dhe ndërkombëtare.

Një haker kinez ka përdorur agjentë të inteligjencës artificiale për të kryer sulme kibernetike në më shumë se 1200 faqe interneti, duke përfshirë kompani të medha amerikane dhe ndërkombëtare. Sipas një raporti të publikuar nga studiuesi i sigurisë kibernetike Snorre Fagerland, hakeri ka deleguar punën agjentëve të AI, të cilët kanë kaluar orë të tëra duke tentuar të depërtojnë në sistemet e kompanive të ndryshme.
Fagerland, studiues kryesor i kërcënimëve në kompanitë e sigurisë kibernetike NorForge, tha se zbulimi përfaqëson një shembull konkret të mënyrës se si AI mund të përdoret për të realizuar sulme komplekse kibernetike nga fillimi deri në fund, me shumë pak ose aspak ndërhyrje njerëzore. “Është një botë e re tani”, tha Fagerland.
Sipas hetimit, fushata e sulmeve nisi më 25 shtator dhe kishte në shënjestër faqe të tregtisë elektronike në SHBA, Kanada, Australi dhe Japoni. Udhëzimet që hakeri u jepte agjentëve të AI ishin tepër të shkurtra, në më pak se 100 karaktere në gjuhën kineze.
Fagerland tha se më parë mendonte se hakerët që përdornin agjentë të AI do të kishin nevojë për të paktën një nivel mbikëqyrjeje njerëzore. Por pas këtij zbulimi, ai beson se teknologjia ka kaluar tashmë një tjetër prag.