Bota

Trump kritikon Ukrainën: Nuk po jep asgjë në këmbim të mbështetjes amerikane

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Ukrainën se nuk i ka dhënë asgjë në këmbim të mbështetjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Foto nga burimi: Trump kritikon Ukrainën: Nuk po jep asgjë në këmbim të mbështetjes amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Ukrainën se nuk i ka dhënë asgjë në këmbim të mbështetjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës. Ata nuk na kanë dhënë asgjë. Mbajeni mend këtë," deklaroi Trump te hënën, për gazetarët në Washington.

Ndërkohë, media amerikane Axios raportoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është ankuar se Uashingtoni ka pezulluar dërgesat e armëve. Sipas raportimit, Zelensky i ka ngritur këto akuza gjatë një takimi virtual me senatorë amerikanë nga të dyja partitë politike.

Sipas presidentit ukrainas, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, po refuzon të miratojë dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe raketave të tjera, pavarësisht se vendet anëtare të NATO-s kanë paguar tashmë për to. Axios e bazoi raportimin në transkriptin e takimit.

"E gjithë kjo tregon se është marrë një vendim politik për të ngadalësuar mbështetjen ndaj nesh," citohet të ketë thënë Zelensky.

Edhe gazeta The Washington Post, duke iu referuar personave që kanë dijeni për çështjen, raportoi se janë prekur edhe dërgesat e armëve nga partnerët tjerë të Ukrainës, të cilat kërkojnë miratimin e Uashingtonit.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes i ka vënë në dyshim këto raportime. Në një deklaratë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, ai tha se nuk ka ndryshime në programin përmes të cilit vendet e NATO-s blenin armë amerikane për Ukrainën. Sipas tij, e njëjta gjë vlen edhe për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar.

Trump ka shtuar gjithashtu kritikat ndaj Kievit, pasi Zelensky deklaroi se qasja e presidentit amerikan, të cilën e konsideron miqësore ndaj Kremlinit, e vendos atë në anën e gabuar të historisë.

"Zelensky nuk e di çfarë po ndodh," u përgjigj Trump.

Presidenti amerikan shtoi se kreu i shtetit ukrainas "nuk po i ndihmon shumë gjërat" në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës.

Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.