CR7 i mjaftojnë 36 sekonda për ta shlyer gjobën, çështja e tij në Portugali
Gjoba e CR7 është e papërfillshme për një miliarder, 255 euro për një fitues të "Topit të Artë".

Çështja “C.Ronaldo” mund të konsiderohet e mbyllur, me 5 herë fituesin e “Topit të Artë” që u dënua nga Federata Portugeze e Futbollit me 30 ditë pezullim dhe 255 euro gjobë, për atë largim të tij nga grumbullimi menjëherë pas ndeshjes kundër Norvegjisë në Nations League. Në këtë mënyrë, Ronaldo mund të jetë pjesë e ekipit përfaqësues duke nisur nga sfida e radhës në Nations League, ajo kundër Danimarkës më 14 nëntor.
Në lidhje me gjobën prej 255 euro, CR7 i duhen vetëm 36 sekonda në lojë për ta shlyer. Më shumë se sa një gjobë, pasi për një miliarder si Ronaldo, kjo është e papërfillshme, shifra dhe gjoba është thjesht simbolike.
Pikërisht kjo shifër, po bën xhiron në mediat portugeze, pasi në sytë e tyre ky nuk është një ndëshkim, por një përkëdhelje, një vendim që vërteton edhe një herë se Ronaldo trajtohet ndryshe.