Studentët e Mjekësisë bashkohen protestës kundër Ramës
Studentët e Mjekësisë janë bashkuar me protestuesit që mbajnë një mbledhje para Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe duke kërkuar largimin e tij.

Studentët e Mjekësisë janë mbërritë në mbledhjen para Kryeministrisë, ku janë pritur me ovacione dhe duartrokitje nga turma. Protesta vijon dhe numri i pjesëmarrësve është shtuar me mbërritjen e studentëve të Mjekësisë.
Gjatë protestës, janë dëgjuar thirrjet "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur edhe kërkesën për lirimin e studentëve të ndaluar.
Protesta vazhdon para Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësinë e studentëve dhe të protestuesve ndaj kryeministrit Edi Rama.