Pedagogët mbështesin studentët në kërkesën për dorëheqjen e Ramës
Pedagogët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mbështesin studentët në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, duke deklaruar se akti i dorëheqjes është gjëja më e pakët që ai duhet të bëjë.

Një marshim që ka mbushur Bulevardin. Akademikë, studentët të rinj protestojnë të vendosur në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës. Gjatë marshimit u shfaqen edhe disa pankarta me shkrimet “Koha për Atdheun, jo për partinë”. Të gjithë pedagogët e kanë detyrim të mbështesim studentët. Ky tubimi i sotëm është një mesazh shumë domethënës. Ka përpjekje për të organizuar dhe për të dhënë maksimumin e kësaj lëvizje dhe shpresojmë që përfaqësuesit e forumeve që kanë marrë përsipër të këmbëngulin në këtë detyrë që kanë marrë. Fatkeqësisht erdhëm në këtë pikë, ku zemërimi shndërrohet në dhunë. E them fatkeqësisht se askush nuk pranon pamjet e këtyre ditëve të fundit. Kryeministri ka dalë sot dhe ka vendosur karrige duke ftuar njerëzit për dialog, por mua më duket një pamje e dëshpëruar. Por mendoj që janë kaluar disa caqe që e bëjnë të pamundur kthimin mbrapsht. Mbështesim studentët në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit. Akti i dorëheqjes është gjëja më e pakët që kryeministri duhet të bëjë.