"Kovaçi dhe Hasa në konflikt: "Largohu që këtu, se provokon protestën""
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka kërkuar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke e akuzuar se po provokon protestën.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke e akuzuar se po provokon protestën.
Kërkesa e Kovaçit u bë gjatë një takimi me përfaqësuesen e qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog. Pas bisedës me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa vijon të qëndrojë në ambientet e jashtme të godinës.