Aktivistët e Shoqërisë Civile kallëzojnë Edi Raman dhe Skëndër Hitën në SPAK
Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitën. Ata rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.

Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Skëndër Hitën. Kallëzim i tyre rendit gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.
Aktivistët pretendojnë se janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve. Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:
1. Gjenocid ndaj një pjesë të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruar me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike. 2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit. 3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve. 4. Dhënja e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit. 5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë. 6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.
Pretendimet e paraqitura mbeten në kompetencën e organave të drejtësisë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale dhe nëse ka përhapjës ligjore për personat e kallëzuar.