Aktualitet
VIDEO/ Protestat e dhunshme në Shqipëri: Pamje nga Ministria e Arsimit
Pamje nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, e cila është dëmtuar gjatë protestave të dhunshme.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Ministrinë e Arsimit për të verifikuar dëmet që u bënë gjatë protestave të dhunshme. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ishte gjithashtu e pranishme dhe i shpjegon dëmet që u bënë në institucionin e saj.
“Kjo është gjithë pjesa që ka dalë jashtë përdorimit. Janë thyer të gjitha xhamat, janë thyer kompjuterët. Këtu kemi patur vatra zjarri”, tha ministrja Kumbaro. Pamjet nga Ministria e Arsimit tregojnë zyra të shkatërruara, xhama të thyera dhe materiale të mureve të djegura.