Prokuroria e Posaçme komunikon akuzat përfundimtare për Ballukun
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar akuzat përfundimtare për Belindën Ballukun për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, mosdeklarim dhe fshehje të pasurive.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme: Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive dhe pastrim i produkteve të veprës penale.