Ministritë "blindohen" me mbrojtje metalike për të parandaluar dëmtimet nga molotovët dhe gurët
Ministritë kanë vendosur mbrojtje metalike në dyer dhe dritare për të parandaluar dëmtimet nga hedhja e gurëve dhe molotovëve, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të fundit.

Ministritë kanë vendosur mbrojtje metalike në dyer dhe dritare për të parandaluar dëmtimet nga hedhja e gurëve dhe molotovëve, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të fundit. Protesta e studentëve nisi në mënyrë paqësore para Kryeministrisë, por studentët dhe pedagogët refuzuan ftesën për dialog me kryeministrin Edi Rama dhe grisën fletët e vendosura në karriget e lënë para godinës së qeverisë. Më pas, protestuesit u zhvendosën në rrugët e Tiranës dhe marshuan në drejtim të bllokut të ministrive. Grupi i pedagogëve nuk iu bashkua marshimit dhe u largua nga protesta. Policia ka shoqëruar rreth 80 persona në lidhje me protestën e një dite më parë, dhe sipas informacioneve të raportuara, personave të shoqëruar u janë sekuestruar edhe telefonat cellulare.