Protestuesit zhvendosen te Ministrisë së Arsimit, përballen me FNSH dhe autobotin e ujit
Protestuesit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, ku janë pozicionuar përpara godinës, duke bllokuar lëvizjen.

Protestuesit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Arsimit, ku janë pozicionuar përpara godinës, duke bllokuar lëvizjen. Në terren janë vendosur forcat e Ndërmarrjes së Shpejtë (FNSH) dhe autoboti i ujit, ndërsa protestuesit kanë zënë rrugën përpara tij.
Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve janë shfaqur me maska. Nuk kanë munguar as momentet ironike ndaj policisë, teksa protestuesit u kanë ofruar efektivëve krosantë. Protesta vijon në zonën e Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata po monitorohet nga forcat e policisë të vendosura në terren.