Aktualitet
Protestuese humb ndjenjat gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit
Një protestuese është humbur ndjenjat gjatë një proteste që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë një proteste që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ngjarja është shënuar gjatë një tubimi, ku pedagogë dhe qytetarë kanë marrë pjesë në ditën e tetë të tubimeve kundër qeverisë. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të protestueses. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi është zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.