Laporta thumbon Realin për Mbappé: “Më shumë se një gjel në një kotec pulash nuk funksionon”
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kritikuar strategjinë e transferimeve të Real Madridit dhe pretendon se yjet e kushtueshëm nuk kanë sjellë rezultatet e pritura. Ai ka deklaruar se më shumë se një gjel në një kotec pulash nuk funksionon dhe se prioriteti në futboll është ekipi dhe fryma e grupit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka ndezur atmosferën para El Clásicos, duke kritikuar mënyrën se si Real Madridi ka ndërtuar skuadrën në vitet e fundit dhe duke vënë në pyetje përshtatjen e Kylian Mbappé me ekipin madrilen.
Në një intervistë për gazetën franceze L’Équipe, Laporta argumentoi se grumbullimi i shumë yjeve nuk garanton sukses, nëse mungon harmonia brenda skuadrës. “Mendoj se kanë marrë rrugën e gabuar dhe po paguajnë çmimin. Kanë hapur portofolin për lojtarë shumë të shtrenjtë, të cilët nuk po japin rezultatet e pritshme”, u shpreh Laporta, duke kritikuar strategjinë e transferimeve të rivalëve të përgjithshëm.
Në qendër të deklaratave të tij ishte edhe Kylian Mbappé, i cili iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2024. Laporta vuri në dyshim mënyrën se si yjet e medhenj mund të përshtaten në të njëjtin skuadër, duke përdorur një metaforë të fortë për të përshtatar rrezikun e përplesjes së egove.
“Më shumë se një gjel në një kotec pulash nuk mund të funksionojë, kurrë. Prioriteti në futboll është ekipi dhe fryma e grupit. Nëse nuk i ke këto, projekti nuk funksionon”, deklaroi presidenti katalanas.
Në krahun tjetër, Laporta vlerësoi modelin e Barcelonës, ku talentet e akademisë La Masia kombinohen me futbollistë të ardhur nga kultura të ndryshme futbolli. Sipas tij, suksesi i këtij projekti lidhet edhe me punën e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco, të cilët synojnë të krijojnë një skuadër me ekuilibër dhe harmoni.
“Të preferuarit lojtarë individualë dhe transferimet me shuma të mëdha. Ne, për kundër, po fitojmë dhe jemi pretendentë për të fituar gjithçka”, u shpreh Laporta, duke e krahasuar ecurinë e dy klubeve.