Juventus në moment të vështirë, Gigi Buffon i del në ndihmë Spalletti-t
Gigi Buffon ka dalë në mbrojtje të trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, duke thënë se problemet e klubit nuk mund të atribuohen vetëm atij.

Juventus është në një moment të vështirë, por Gigi Buffon ka dalë në mbrojtje të trajnerit të klubit, Luciano Spalletti. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-portieri i Juventusit theksoi se ndryshimi i pesë trajnerëve në katër vite tregon se problemet e klubit bardhezi nuk mund t’i atribuohen vetëm pankinës. Sipas tij, mungesat e rëndësishme dhe lodhja fizike ndikuan në humbjen 3-0 ndaj Lazios.
Buffon vlerësoi gjithashtu punën e Rino Gattusos, të cilin e cilësoi zgjedhjen e duhur për kombëtaren italiane falë aftësisë për të krijuar grup dhe për të rikthyer frymën konkurruese. Ai vuri në dukje edhe përmirësimin e Lazios, duke e konsideruar një skuadër më të guximshme, energjike dhe të organizuar.
Në fund, Buffon mbrojti Gattuson edhe pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror, duke theksuar se eliminimi pas penalltive ndaj Bosnjës nuk duhet gjykuar vetëm nga rezultati përfundimtar, por edhe nga rrethanat e ndeshjes.