Aktualitet
Protestat në Tiranë, Ministria e Arsimit mbuluar me panele metalike për të mbrojtur dritaret
Protestat në Tiranë, godina e Ministrisë së Arsimit mbuluar me panele metalike për të mbrojtur dritaret

Gjatë protestave në Tiranë, godina e Ministrisë së Arsimit është mbuluar me panele metalike për të mbrojtur dritaret. Kjo është bërë në një kohë kur kryeqyteti po përballet me ditët e protestave, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur xhamat nga goditjet dhe dëmtimet e mundshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve, edhe godina e Ministrisë së Arsimit ka qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve.