Merr fund “armëpushimi”, protesta i rikthehet gurëve dhe ujit me presion, bizneset mbyllin edhe një herë qepenat te Rruga e Durrësit
Protesta e pedagogëve dhe studentëve në Tiranë, që nisi paqësore, u kthye në përplasje dhe hedhje gurësh në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Protesta e pedagogëve dhe studentëve në Tiranë, që nisi paqësore, u kthye në përplasje dhe hedhje gurësh në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Pas zhvendosjes nga sheshi, protestuesit u drejtuan për te Ministria e Arsimit, aty ku ka nisur dhe përplasja. Protestuesit me maska kanë hedhur gurë në drejtim të Ministrisë, ndërsa disa prej tyre janë futur dhe në ambientet e brendshme. Policia iu përgjigj me ujë me presion dhe spraj me piper. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot “ta bënin punën”. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin qepenat.