Zjarri në Gjykatën e Lartë, seancat gjyqësore shtyhen
Gjykata e Lartë ka njoftuar se seancat gjyqësore do të shtyhen për shkak të zjarrit që ka shkaktuar dëme materiale dhe në infrastrukturë në ambientet e Gjykatës së Lartë gjatë protestave të 17 tetorit 2026.

Gjykata e Lartë ka njoftuar se seancat gjyqësore do të shtyhen për shkak të zjarrit që ka shkaktuar dëme materiale dhe në infrastrukturë në ambientet e Gjykatës së Lartë gjatë protestave të 17 tetorit 2026. Për këtë arsye, seancat gjyqësore do të shtyhen, me përjashtim të çështjeve urgjente, deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe vlerësimit të gjendjes së dokumentacionit.
Gjykata e Lartë ka njoftuar se situata e krijuar ka ndikuar në kushtet për zhvillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për evidentimin e dëmeve dhe garantimin e integritetit të dosjeve. Aktualisht, prioritet i institucionit është identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar, si dhe vlerësimi i plotë i pasojave të zjarrit.
Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi e përkushtim të plotë çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.
Punonjësit e Gjykatës së Lartë janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka vijimësia e proceseve gjyqësore dhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë te palët ndërgjyqëse, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të gjithë përdoruesit e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, në përballimin e këtyre rrethanave, të cilat kërkojnë kohën dhe kujdesin e maksimal për të garantuar vijimin e sigurt dhe të rregullt të veprimtarisë gjyqësore.
Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë. Për datat e reja të zhvillimit të seancave gjyqësore, palët dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë do të informohen në vijim përmes faqes zyrtare të internetit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të Gjykatës së Lartë.