Gjykata e Lartë pezullojnë seancat gjyqësore për shkak të zjarrit në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë ka pezulluar seancat gjyqësore për shkak të zjarrit që u shkaktoi protesta e maskuar në Gjykatën e Lartë. Dëmet e shkaktuara kanë detyruar institucionin të shtyjë proceset gjyqësore deri në përfundimin e verifikimit të dëmeve dhe evidentimin e dosjeve të prekura.

Gjykata e Lartë ka njoftuar se seancat gjyqësore do të shtyhen deri në përfundimin e procesit të verifikimit të dëmeve dhe evidentimit të dosjeve të prekura nga flakët. Kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndikuar në kushtet e zhvillimit normal të veprimtarisë gjyqësore dhe ka bërë të domosdoshme marrjen e masave për vlerësimin e plotë të dëmeve dhe garantimin e integritetit të dokumentacionit gjyqësor.
Gjykata e Lartë ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj njerëzore dhe ka ndërmarrë me përgjegjësi çdo masë të nevojshme për përballimin e kësaj situate të pa precedentë. Prioriteti i Gjykatës mbetet vlerësimi i saktë i dëmeve, identifikimi dhe verifikimi i dokumentacionit gjyqësor të dëmtuar. Subjektet që do të rezultojnë të prekur nga kjo situatë do të njoftohen individualisht nëpërmjet të dhënave të tyre te kontaktit.
Gjykata e Lartë mbetet e vendosur dhe thellësisht e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj kushtetues, në garantimin e vijimësisë së drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të palëve, duke vepruar me përgjegjësi dhe transparencë.