Tensionet në Tiranë, policia me autobotet avancon drejt protestuesve
Protesta e sotme ka nisur rreth orës 10:00 te Universiteti Politeknik, ku pedagogët bënë dhe një marshim solidariteti me protestën e studentëve.

Forcat e policisë dhe dy mjete ujëhedhëse po avancojnë drejt protestuesve duke bërë që ata të shpërndahen dhe të largohen nga rruga e Durrësit. Për shkak të hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë drejt sheshit Skënderbej dhe rrugës së Dibrës. Përplasjet nisën te Ministria e Arsimit kur protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarë drejt punonjësve të policisë, duke bërë që këta të fundit të përgjigjen me hedhje uji dhe gazi lotsjellës. Protesta e sotme ka nisur rreth orës 10:00 te Universiteti Politeknik, ku pedagogët bënë dhe një marshim solidariteti me protestën e studentëve.