Studentët dhe qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, pas përplesjeve në rrugën e Durrësit
Studentët dhe qytetarët që mbështesin protestën, pas përplesjeve në rrugën e Durrësit, janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Protestuesit janë mbështetur nga pedagogët dhe kanë thirrur për ndalimin e dhunës.

Studentët dhe qytetarët që mbështesin protestën, pas përplesjeve në rrugën e Durrësit, janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Protestuesit janë mbështetur nga pedagogët dhe kanë thirrur për ndalimin e dhunës.
Pas ndërhyrjes së policisë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës në rrugën e Durrësit, studentët dhe qytetarët që i mbështesin marshuan drejt Kryeministrisë. Në protestën u përfshinë edhe pedagogë, të cilët kërkuan ndalimin e akteve të dhunës.
Studentët, të mbështetur nga qytetarë të grupmoshave të ndryshme, janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bulevardit “Deshmorët e Kombit”, duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë.
Rreth mesditës, para godinës së qeverisë u zhvillua një tubim ku morën pjesë edhe pedagogë, të cilët shprehën mbështetjen për studentët dhe bënë thirrje për ndalimin e dhunës.
Marshimi drejt Kryeministrisë pasoi përplesjet në rrugën e Durrësit, ku policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Gjatë përplesjeve, disa protestues hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë.
Pas ndërhyrjes, protestuesit u ndanë në disa grupe. Një pjesë vijoi marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa pas tyre levizën një autobot uji dhe dhjetëra efektivë policie.
Në kohë të njëjës, forcat e policisë janë pozicionuar pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa disa të rinj kanë nisur aksionin duke qelluar me gurë në drejtim të uniformave blu.
Gjithashtu në mes të bulevardit është vendosur një barrikadë e improvizuar, me qëllim që të pengojë lëvizjen e autobusëve me ujë.