Aktualitet
Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotin e mësimit dhe protestat
Studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë në shenjë solidariteti me bashkëmoshatarët e tyre dhe kundër dhunës.

Studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë, në shenjë solidariteti me bashkëmoshatarët e tyre dhe kundër dhunës. Sipas vendimit të marrë nga studentët pjesëmarrës në diskutime, bojkoti do të vazhdojë, ndërsa ata janë ftuar të marrin pjesë në protestë çdo ditë, brenda mundësive të tyre. Protesta e studentëve në Korçë është paralajmëruar për nesër, në orën 10:00, te Pallati i Sportit.