Aktualitet
Protestuesit grumbullohen para Kryeministrisë, vendosin barrikada në mes të rrugës
Protestuesit janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, duke vendosur barrikada hekuri për të ndaluar avancimin e mjeteve ujëhedhëse drejt tyre.

Protestuesit janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë. Pak më herët të rinjtë kanë vendosur dhe barrikada hekuri në mes të bulevardit për të ndaluar avancimin e mjeteve ujëhedhëse drejt tyre. Në terren vijon të jenë një numër i madh i forcave policore, ndonëse situata paraqitet deri më tani e qetë. Tensionet dhe përplasje u regjistruan më herët para Ministrisë së Arsimit.