Politikë
Të rinjtë ja marrin valles para Kryeministrisë
Protestuesit janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë, ndërsa një grup tjetër të rinjsh ka marrë valles në një pjesë të qytetit.

Protestuesit vijojnë të grumbulluar në sheshin para Kryeministrisë. Situata e deritanishme në protestë paraqitet e qetë, ndërsa një grup të rinjsh ka marrë valles në bulevard. Një pjesë e tyre ka tentuar të komunikojnë me forcat e policisë vendosura anash godinës së Kryeministrisë. Në terren vijojnë të jenë një numër i madh i forcave policore dhe mjetë ujëheshese, ndërsa më herët tensione dhe përplasje u regjistruan para Ministrisë së Arsimit.