Deputeti gjerman, Knut Abraham: Protestat studentore në Shqipëri janë në përputhje me vlerat europiane
Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë. Ai ka vënë në dukje kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit, eliminimin e favoreve politike dhe ndërprerjen e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë. Ai ka vënë në dukje kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit, eliminimin e favoreve politike dhe ndërprerjen e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Sipas Abraham, këto kërkesa janë në përputhje me vlerat europiane që Shqipëria ka marrë përsipër të mbështesë. Reagimi i tij vjen në ditën e tetë të protestave, ndërsa studentët dhe të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.