Ditmir Bushati: Rinia kërkon një Shqipëri të re, jo normalizimin e korrupsionit dhe krimit
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për revoltën studentore që kërkon dorëheqjen e Edi Rame si kryeministër. Ai thekson se rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike, personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si placë, dhe modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kostot të papërballueshme të jetës, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me revoltën studentore që kërkon dorëheqjen e Edi Rame si kryeministër. Bushati në një video-mesazh shprehet se Partia Socialiste duhet të ndajë fatin e Shqipërisë nga ai i pushtetit.
Teksa mbështet protestat e studentëve, ish-kreu i diplomacisë thekson se rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si placë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kostot të papërballueshme të jetës, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.
Si prind jam me të rinjtë që kërkojnë një jetë me dinjitet në atdheun e tyre. Si njeri i botës universitare mbështes plotësisht kërkesat e studentëve. E ardhmja do të përcaktohet nga aspiratat, revolta dhe energjia e një brezi që nuk pranon të pajtohet me atë që u ofron si normalitet.
Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë. Kur Shqipëria është gjendur përpara një kështjellë të madhe, të rinjtë kanë ditur ti paraprijnë ndryshimit. E bënë në vitin 1990. U përpoqën në vitin 1996. Por kërkesat e tyre u shpërfillen, çka paralajmëroi tmerrin e vitit 1997.
Prej muajsh, rinia shqiptare është rikthyer në sheshet duke shpalosur një pasion që rreh vëç në gjokset e këtij brezi. Nuk është gjithmonë i shprehur qartë, e rrallëherë është i disiplinuar.
Rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si placë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kostot të papërballueshme të jetës, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.
Injorimi i kërkesave të të rinjve dhe strategjia e përcarjes mes flamingove dhe sorrave deshtoi. Nuk do të funksionojë përpjekja për ti ndarë të rinjtë në të mirë dhe të keqin. As gjuha kërcënuese ndaj tyre, prindërve dhe medias. Shkopat e gomës, gazi lotsjellës, uji i hedhur me presion, apo motivimi financiar i policëve nuk e shuan dot revoltën e një brezi që di për shumë skandale dhe jeton mes vështirësive të panumërta. Aq më pak kërkesa e fajtorëve të ‘forcat e huaja’ në një shoqëri europiane, thellësisht pro-amerikane.
Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re. Tani është detyra e mësuesve, prindërve, sipërmarrësve, punëtorëve, akademikëve, dhe po, para së gjithash, e Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që e thërret koha. Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.