Rama, një spekulator 2 lekësh që bën monolog
Kryeministri Edi Rama nuk pranon të flasë me askënd, por bën monologe për të mbajtur pushtetin.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, tha sot se askush nuk pranon të flasë me Ramën, ndërsa kryeministri ka bërë disa here thirrje për dialog mes palëve. Garo deklaroi se Rama është një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin.
Edi Rama ka filluar të flasë me veten, pasi u refuzua për herë të dyta nga studentët. Ai ka mbajtur dy takime, njëri me një të ri në karrige me rrota dhe tjetri me një "student të shpikur". Mos harro se ky njeri, vetëm dy muaj më parë, tallej publikisht me një të ri me autizëm dhe nënën e tij.
Sot, Rama priti në zyrë një të ri me një përvuajtje false, sikur të ishte Shën Francesku. Ai e falte se nuk di çfarë bën për të mbajtur pushtetin!
Një video e dytë, e shpërndarë nga Rama sot, ishte një fyerje tjetër për të rinjtë studentë që janë në kohë të ndershme duke protestuar para zyrës së tij për të tetën ditë. Rama kishte montuar një të ri sikur ai po i bën pyetje dhe ky i përgjigjej. I ri ishte ulur në një karrige të kuqe te trotuari para Kryeministrit, ku studentët e vërtetë nuk pranuan të ulen, as dje as sot.
Ku e ka lëshuar veten ky njeri? Kur studentët e refuzojnë, ai shpik një student. Pasi i ka sharë njerëzit me aftësi ndryshe, fton një prej tyre kur është në hall. Të dashur studentë dhe të rinj: ky është Edi Rama, që ju e njihni mirë dhe prandaj e refuzoni. Një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin!
Mirënjohje për revoltën dhe qëndresën tuaj, dhe për faktin se duke mos u ulur në karriget mashtruese që ai u ofron, ekspozoni se çfarë është gati të bëjë ai për të mbajtur karrigen e vet! Bashkohuni me studentët në protestën kombëtare, të shtunën më 24 tetor, ora 10.00 te Kryeministria!