Mal Berisha: Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha ka reaguar me fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia.

Protestat kanë kapluar prej ditësh kryeqytetin, teksa qytetarët janë të vendosur dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Të shumta kanë qënë edhe shoqërimet dhe arrestimet, në këtë periudhë, nga Policia e Shtetit. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, përmend rastin e Roeltit, i cili u konsiderua “kriminel”, edhe pse në të vërtetë është student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit dhe gjithashtu, anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.