Arsenali tenton t’ia rrëmbejë Milanit objektivin e merkatos
Arsenali po shqyrton mundësinë e një oferte për sulmuesin Nicolo Tresoldi, i cili ka shkëlqyer në kampionatin belg dhe në Champions League.

Arsenali ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, dhe po shqyrton mundësinë e një oferte në merkaton e janarit. Sulmuesi 22-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Milanit dhe Interit. Arsenali ka nevojë për të shtuar alternativat në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, pasi Kai Havertz ka mbetur jashtë formacionit në këto takime.
Tresoldi ka realizuar nëntë gola në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë katër gola në vetëm dy takime të Champions League. Forma e tij ka bërë që Arsenali të shqyrtojë mundësinë e një oferte në janar. Klubi londinez ka marrëdhënie të mira me Club Brugge, pasi gjatë verës arriti marrëveshjen për transferimin e Christos Tzolis për rreth 35 milionë paund.
Megjithatë, Arsenali do të përballet me konkurrencë të fortë për firmën e sulmuesit. Milani ka shfaqur interes të madh për të dhe mund të ketë një avantazh të rëndësishëm, pasi Tresoldi është tifoz i klubit kuqezi që nga fëmijëria. Interesimi për 22-vjeçarin është rritur ndjeshëm, pasi Club Brugge raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë paundësh nga Roma në gusht, ndërsa vlera e kartonit të tij tashmë vlerësohet në rreth 42 milionë paund.