Aksident në Fier: Betonierja përplaset me kamionin dhe del nga rruga, një person i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur në Fier, ku një betoniere është përplasur me një automjet transporti dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, në hyrje të bypass-it Mbrostar-Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk. Bëhet me dije se, një betoniere është përplasur me një automjet transporti dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur, duke pësuar frakturë në krah. Raportohet se, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ka marrë ndihmë të pare mjeke dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhynë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, pasi aksidenti ka shkaktuar vështirësi në trafik në këtë segment rrugor.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.