Rama shton arsenalin kundër protestuesve, nxjerr ujëhedhësen e pestë në rrugët e Tiranës
Policia e Shtetit ka shtuar një tjetër automjet ujëhedhës në rrugët e Tiranës, duke ngritur pesë ujëhedhëse në total, për të përdorur në përgaditjet kundër protestuesve.

Policia e Shtetit ka shtuar një tjetër automjet ujëhedhës në rrugët e Tiranës, duke ngritur pesë ujëhedhëse në total, për të përdorur në përgaditjet kundër protestuesve. Kjo është e dhëna e Pamfletit, një platformë mediatike analitike që është një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.
Automjeti i ri është shfaqur këtë martë në kryeqytet, ku policia ka angazhuar prej ditësh mjete të blinduara dhe pajisje për kontrollin e turmave. Deri më sot, gjatë ndërhyrjeve për shpërndarjen e demonstruesve, policia kishte përdorur katër automjete ujëhedhëse. Me daljen në terren të mjetit të pestë, shtohet kapaciteti i forcave të rendit për ndërhyrje në zonat ku zhvillohen protestat.
Zhvillimi vjen një ditë pas raportimeve për mbërritjen në Shqipëri të dy automjeteve të blinduara ujëhedhëse të tipit TOMA nga Turqia. Mjetet u transportuan në aeroportin e Rinasit me një avion ushtarak turk dhe janë projektuar për ndërhyrje në zona urbane, përshirë rrugët me të ngushta ku automjetet e mëdha hasin vështirësi në lëvizje.
Shtimi i mjeteve policore përkon me një tjetër ditë përplesha në Tiranë. Gjatë së martës, demonstruesit u përballejnë me policinë pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku efektivët përdoren gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse pas hedhjes së gurëve nga disa protestues.
Pas ndërhyrjeve pranë Kryeministrisë, përplesha u zhvendosën në rrugët përreth, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të demonstruesve që u shpërndanë në disa drejtime.
Gjatë tetë ditëve të protestave, ujëhedhëset janë kthyer në një nga mjetet kryesore të ndërhyrjes policore, krahas gazit lotsjellës dhe forcave të angazhuara në terren. Automjetet janë përdorur për të larguar turmat nga institucionet shtetërore dhe për të shtyrë demonstruesit gjatë përpleshave.
Tashmë, me pesë ujëhedhëse të nxjerra në rrugët e kryeqytetit, policia ka shtuar praninë e mjeteve të specializuara në një kohë kur protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.