Bujar Leskaj: Rama, autokrati që urren News 24 dhe median e pavarur
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit News24. Leskaj i cilëson sulmet ndaj medias kritike ndaj qeverisë si një shqetësim për lirinë e informimit dhe funksionimin e demokracisë në vend.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit News24. Leskaj i cilëson sulmet ndaj medias kritike ndaj qeverisë si një shqetësim për lirinë e informimit dhe funksionimin e demokracisë në vend.
Sipas deputetit demokrat, përplasjet mes kryeministrit dhe mediave nuk duhet të kthehen në presion ndaj gazetarëve për shkak të raportimit të tyre. Leskaj thekson se liria e medias është një e drejtë e qytetarëve dhe se mediat e pavarura duhet të vijojnë të informojnë publikun pa u ndikuar nga pushteti.
Sulmet e egra ndaj mediave të pavarura të drejtuesit të sektit në qeverisje, që e ka çuar Shqipërinë në pragun e një lufte civile me mos-dorëheqjen e tij, nuk janë thjesht një përplasje mes kryeministrit dhe gazetarëve. Ato ngrenë një çështje themelore për demokracinë shqiptare: a e pranon autokrati Rama të drejtën e mediave për të raportuar në mënyrë të pavarur, edhe kur ajo që transmetojnë bie ndesh me interesat dhe narrativën e qeverisë?
Deklaratat dhe sulmet e shëmtuara publike të Edi Ramës më 18 dhe 19 tetor 2026, të drejtuara ndaj mediave të pavarura dhe veçanërisht ndaj televizionit Neës 24, synojnë të diskreditojnë raportimin e tyre për protestën studentore. Rama harron se liria e medias nuk testohet kur gazetarët përsërisin atë që thotë qeveria, por kur raportojnë ngjarje, pakënaqësi dhe protesta që pushteti do të preferonte t’i kontrollonte politikisht.
Televizioni Neës 24 dhe e drejta për të pasqyruar protestën studentore
Protesta studentore është një ngjarje me rëndësi publike. Qytetarët kanë të drejtë të dinë kush proteston, për çfarë proteston, cilat janë kërkesat e studentëve, si reagon qeveria dhe si veprojnë institucionet e rendit.
Media e pavarur nuk mund të reduktohet në një zëdhënëse të qeverisë dhe as në një tribunë të opozitës. Detyra e saj është të informojë, të verifikojë, të krahasojë versionet dhe t’i japë publikut mundësinë të krijojë gjykimin e vet.
Këtë e ka realizuar me sukses dhe profesionalizëm Televizioni Neës 24, me gazetaret dhe gazetarët kurajozë në terren, ku veçoj këtu gazetarin Osman Stafa, me denoncimet e tij për korrupsionin në shëndetësinë publike, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, por edhe me pjesëmarrjen në protestë, krahas gazetarëve të tjerë.
Media e lirë nuk është ajo që i bën qejfin pushtetit, por ajo që përgjigjet publikut dhe fakteve.
Rreziku i retorikës së një autokrati
Kur një kryeministër i trajton vazhdimisht zërat kritikë si armiq, kur e paraqet gazetarinë e pavarur si pengesë për qeverisjen dhe kur e zhvendos debatin nga përmbajtja e raportimit të protestës studentore, tek sulmi ndaj atyre që raportojnë dhe botuesit e financuesit të tyre, krijohet një klimë e rrezikshme për demokracinë.
Në këto ditë kur represioni policor mbi studentët protestues është dukshëm në tejkalim të lejimit të përdorimit të forcës nga ligji, sulmet personale ndaj botuesve dhe sipërmarrësve të televizioneve të pavarura, kërcënimet me gjueti fiskale shtrigash dhe përgjithësimet denigruese ndaj mediave prodhojnë një efekt frikësues. Këtë shpreson edhe Rama, që t’u mbyllë gojën dhe t’i detyrojë të autocensurohen mediat kritike ndaj tij. Por e ka të kotë.
Në reagimin e tij publik ndaj sulmeve të egra të Ramës, botuesi i gazetës “Panorama” dhe sipërmarrësi i televizionit Neës 24, Irfan Hysenbelliu cilësonte se “Kur pushteti të sulmon për qëndrimin që mban në krah të qytetarëve, kjo nuk është një demokraci, por një diktaturë.”