NATO përforcon mbikëqyrjen në Detin e Zi
NATO do të shtojë mjetet e mbikëqyrjes dhe zbulimit në rajonin e Detit të Zi, pas incidenteve të fundit ku disa anije janë goditur.

NATO do të shtojë mjetet e mbikëqyrjes dhe zbulimit në rajonin e Detit të Zi, pas incidenteve të fundit ku disa anije janë goditur. Ambasadorët e vendeve anëtare të aleancës zhvilluan një takim në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ku diskutuan situatën e sigurisë dhe masat e nevojshme për të forcuar monitorimin e rajonit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, NATO planifikon të dërgojë burime shtesë për mbikëqyrje dhe zbulim, si dhe kapacitete për analizën mjeko-ligjore të provave që lidhen me incidentet. Aleanca ka forcuar tashmë praninë e saj përgjatë krahut lindor, duke perfshirë edhe aftësitë për të kundërvënë dronët. Përforcimi i ri synon të përmirësojë monitorimin e zhvillimeve në Detin e Zi dhe të rrisë aftësinë e NATO-s për të reaguar ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë rajonale.