Zelensky dhe Witkoff në takim në Norvegji: Kërkojnë paqe të qëndrueshme
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një takim me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff, në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë. Kryeministri norvegjez ka deklaruar se synimi është që marrëdhëniet të orientohen drejt një bashkëpunimi më konstruktiv dhe që lufta të përfundojë përmes diplomacisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një takim me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Steve Witkoff, në Oslo, kryeqytetin e Norvegjisë. Kryeministri norvegjez ka deklaruar se synimi është që marrëdhëniet të orientohen drejt një bashkëpunimi më konstruktiv dhe që lufta të përfundojë përmes diplomacisë.
Para takimit me Witkoff, Zelensky ka zhvilluar bisedime me kryeministrin norvegjez dhe presidentin finlandez Alexander Stubb. Në takimin me të dërguarin amerikan mori pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, përmes një lidhjeje me video.
Kryeministri norvegjez tha se synimi është që marrëdhëniet të orientohen drejt një bashkëpunimi më konstruktiv dhe që lufta të përfundojë përmes diplomacisë, me një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Deri me tani nuk ka pasur një reagim të Witkoff apo vete Zelensky.
Me herët përpara këtij takimi, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë si "skandaloze" akuzat se ukrainasit po humbin jetën për shkak se Shtetet e Bashkuara po i mohojnë Kievit informacionet e inteligjencës.
Reagimi i tij erdhi pasi Serhii Beskrestnov, këshilltari kryesor ushtarak i Zelensky për çështjet e teknologjisë dhe komunikimit, deklaroi për BBC-në se mungesa e paralajmërimeve të besueshme amerikane, përfshirë ato për lëshimin e raketave balistike, po kushton jetë njerëzish.
Në prag të takimit në Oslo, Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë konstruktive me Rubion, ku ishin diskutuar nevoja për paralajmërime të hershme nga SHBA-ja, raketat për interceptimin e sulmeve dhe funksionimi i rrjetit satelitor të internetit Starlink, të kompanisë SpaceX.
Përplasjet mes dy vendeve janë thelluar javët e fundit. Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri dhe se Zelensky nuk ka qenë kurrë i interesuar për të dhënë fund luftës.