Shefi i OKB-së: Uluni tensionet dhe shmangni dhunën në protestat në Shqipëri dhe Evropë
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka reaguar për protestat në Shqipëri dhe në disa vende të tjera evropiane, duke dënuar çdo akt dhunë dhe duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe shmangjen e dhunës mëtejshme.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali. Ai ka dënuar çdo akt dhune të ndodhur gjatë protestave dhe u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ulin menjëherë tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.
Turk ka theksuar se rruga më e mirë përpara është përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe të sigurt. Ai ka kërkuar që shtetet të angazhohen në dialog me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë.