Aktualitet
E rëndë në Tiranë/ Gjendet i vrarë një person te Komuna e Parisit, dyshohet për atentat, policia në vendngjarje
Një person është gjetur i vrarë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ndërsa policia është në vendngjarje dhe ngjarja dyshohet të jetë atentat.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Siç raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka, një person është gjetur i vrarë në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja dyshohet të jetë atentat, ndërsa viktima është 45 vjeç. Policia gjithashtu ka mbërritur në vendngjarje.