Zbulohet identiteti i 46-vjeçarit të vrarë në makinë në Tiranë
Policia e Tiranës ka zbuluar identitetin e 46-vjeçarit të vrarë në makinë në rrugën "Mihal Popi" në bllokun "1 Maji".

Policia e Tiranës ka zbuluar identitetin e 46-vjeçarit të vrarë në makinë në rrugën "Mihal Popi" në bllokun "1 Maji". Njoftimi fillestar në Sallën Operative u mor rreth orës 20:20 dhe u referohej një automjeti të aksidentuar. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar se brenda një automjeti tip "Volvo" ndodhej trupi i pajetë i 46-vjeçarit. Nga konstatimet paraprake, policia dyshon se ai është vrarë me armë zjarri. Në njoftimin zyrtar, policia e identifikon viktimen me inicialet I. H., ndërsa sipas të dhënave të siguruara, bëhet fjalë për Ismet Habilin. "Me datën 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën 'Mihal Popi', në bllokun '1 Maji'. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip 'Volvo', shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri", thuhet në njoftimin e policisë.