Sport

Turqi emëson një ish gjyqtar të Premier League si shef i Arbitrave

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Federata Turke e Futbollit emëron një ish gjyqtar të Premier League si president të Komitetit Qendror të Arbitrjave, pas skandalit që çoi në arrestimin e anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues për manipulimin e caktimit të arbitrave.

Foto nga burimi: Turqi, një ish gjyqtar i Premier League emërohet shef i Arbitrave

Federata Turke e Futbollit emëroi këtë të martë Anthony Taylor, ish gjyqtarin e Premier League angleze, si president të Komitetit Qendror të Arbitrjave pas skandalit që çoi në arrestimin e anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues për manipulimin e caktimit të arbitrave. Taylor 47 vjeç është pjesë e Federatës Turke që në muajin gusht pas tërheqjes nga aktivitetet pas përfundimit të Botërorit 2026. Kjo është hera e parë që një i huaj drejton organizmin më të lartë të arbitrimin në futbollin turk.

Britaniku zëvendëson në këtë post Ferhat Dündogdu që u dorëhoq në fillim të muajit pasi u dërgua në paraburgim bashkë me 4 drejtues të tjerë me akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe praktika të parregullat me qëllim favorizimin e disa arbitrave dhe lënien në hije të disa të tjerëve. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kishin rënë dakord në mënyrë të parregullt mbi caktimin e arbitrave në ndeshje të caktuara dhe kishin manipuluar procesin e promovimit të gjyqtarëve. Nuk rezulton që këto praktika të kenë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve.

Anthony Taylor ka vendosur drejtësi në shumë ndeshje të rëndësishme mes të cilave finalja e Europa League e 2023 mes Sevillës dhe Romës e fituar nga andaluzianiër 5-2, Superkupa Evropiane 2021(Bayern-Sevilla 2-1), finalja e Nations League 2021(Spanjë-Francë 1-2) dhe finalja e Botërorit të Klubeve 2022(Real Madrid-Al Hilal 5-3).

Besimi pte ndershmëria e futbollit turk është në nivelet minimale që nga viti i kaluar kur Federata Turke e Futbollit nisi një operacion në shkallë të gjerë për t’i dhënë fund përfshirjes së drejtuesve të futbollit në baste sportive, një praktikë që ndalohet nga normativat. Po këtë të martë Federata Turke vendosi të sanksionojë 45 ditë pezullim të të drejtave ndaj Ertugrul Dogan, presidentit të Trabzonsporit pasi kishte një llogari të ligjshme për baste futbollit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.