Çun Lajçi: Edi Rama është bashkë me Belinda Balluku, Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
Aktori Çun Lajçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestat e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, si dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Lajçi kritikon Ramën për mënyrën se si iu drejtua protestuesve, duke e akuzuar se zhvilloi një teatër me karrige të kuqe në vend që të përballej drejtpërdrejt me studentët dhe pedagogët.

Aktori Çun Lajçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për protestat e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, si dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Lajçi shprehet se qytetarët nuk e duan më kryeministrin dhe se kërkesa e tyre nuk është dialogu, por dorëheqja e tij. Aktori kritikon Ramën për mënyrën se si iu drejtua protestuesve, duke e akuzuar se zhvilloi një teatër me karrige të kuqe në vend që të përballej drejtpërdrejt me studentët dhe pedagogët.
Lajçi shprehet se kryeministri është bashkë me Belinda Balluku, Ergys Agasi dhe drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke theksuar se Rama nuk është distancuar prej tyre. Ai nënvizon se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm te të rinjtë, por përfshin edhe prindërit e tyre, artistët, poetët dhe shkrimtarët. Në fund të reagimit të tij, nga Prishtina, aktori thekson se Shqipëria mund të ecë përpara edhe pa Edi Ramën në krye të qeverisë.