Aktualitet
46-vjeçari i vetëvrarë në makinë, policia del me njoftim të dytë
Një njoftim i dytë nga policia për një ngjarje të rëndë në Tiranë, ku një 46-vjeçar është gjetur i vdekur në makinë.

Policia ka dalë sërish në një njoftim në lidhje me ngjarjen e rendë e cila ndodhi ditën e sotme në rrugën "Mihal Popi" në Tiranë, ku shtetasi Ismet Habili dyshohet se është vetëvrasë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gazhak.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se 46-vjeçari mund të jetë vetëvrasë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.