Pragu i varfërisë në Shqipëri është rritur në 29 mijë lekë në muaj
Pragu i varfërisë në Shqipëri është rritur në 29 mijë lekë në muaj, duke arritur një nivel të dyfishuar në gjashtë vjet. Kjo rritje është e shpejtë dhe ka ndodhur në një kohë kur pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë poshtë këtij niveli.

Pragu i varfërisë në Shqipëri është rritur në 29 mijë lekë në muaj, duke arritur një nivel të dyfishuar në gjashtë vjet. Kjo rritje është e shpejtë dhe ka ndodhur në një kohë kur pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë poshtë këtij niveli.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë në vitin 2025, ose 29,130 lekë në muaj, nga 14,232 lekë në muaj në vitin 2019. Ky prag është rritur me 104.7% në gjashtë vjet, ose rreth 15 mijë lekë në muaj.
Pjesa më shqetësuese e të dhënave lidhet me hendekun e madh mes këtij kufiri dhe të ardhurave që sigurojnë kategoritë më vulnerabile të shoqërisë, veçanërisht pensionistët dhe familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, pensioni mesatar mujor i pleqërisë në qytet ishte rreth 20,100 lekë, ose rreth 9 mijë lekë më pak se kufiri mujor i rrezikut të varfërisë. Në zonat rurale, ku pensioni mesatar ishte rreth 12,300 lekë në muaj, diferenca arrinte në afro 16,800 lekë.
Në pensionist që jetojnë i vetëm dhe ka si burim të vetëm të ardhurash pensionin mesatar, rezulton nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër, si në qytet, ashtu edhe në fshat. Situata është edhe më e vështirë për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, pagesa mesatare mujore për familjet përfituese ishte rreth 7,253 lekë në vitin 2025, shumë më poshtë se pragu prej 29,130 lekësh, i cili vlen vetëm për një person.
Rritja e kufirit të nxjerr në pah distancën e madhe mes standardit relativ të jetës dhe përfitimeve që ofrojnë skemat sociale. Sipas metodologjisë së INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në masën 60% të medianës së të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara dhe është një tregues relativ që identifikon individët me të ardhura ndjeshëm më të ulëta se pjesa tjetër e popullsisë.
Në vitin 2025, shkalla e rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, nga 19.2% një vit më parë. Treguesi mbeti pothuajse në vend-numër. Teksa shihet se pensionet dhe ndihma ekonomike vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për ta kaluar kufirin statistikor të varfërisë, në rastet kur përbejnë burimin e vetëm të të ardhurave.